🔹 LAJM I MADH 🔹 Viva Fresh Group forcon praninë rajonale me blerjen e SPAR Albania! Me krenari zyrtarizojmë një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin e Viva Fresh Group: ➡️ SPAR Albania i bashkohet familjes tonë të madhe! Ne, Viva Fresh, kemi konsoliduar më tej pozicionin tonë si një nga kompanitë më të fuqishme në rajon, me impakt të madh kombëtar dhe ekonomik, duke forcuar zhvillimin mbarëkombëtar. Ky investim strategjik rrit praninë tonë në tregun shqiptar dhe sjell një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomitë e të dyja vendeve (Kosovës dhe Shqipërisë), përmes: • Krijimit të vendeve të reja të punës • Fuqizimit të prodhuesve vendor • Modernizimit të industrisë së retail-it Sot, Viva Fresh Group përfshin: ✅ Viva Fresh Store (Kosovë & Maqedoni e Veriut) ✅ Super Kit Go (Maqedoni e Veriut) ✅ Studio Moderna & Top Shop (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut & Mal i Zi) ✅ SPAR Albania (Shqipëri) 📊 Me më shumë se 6,000 punonjës dhe mbi 400 pika shitjeje, ne vazhdojmë të zgjerojmë ndikimin tonë në rajon, duke sjellë inovacion, standarde të reja operacionale dhe një model biznesi që krijon vlerë për të gjithë ekosistemin tregtar. Ky është vetëm fillimi i një faze të re të rritjes dhe transformimit për Viva Fresh Group! Kudo, jemi bashkë!
Really impressive achievements!
Urime dhe shumë suksese ne vazhdim 🎉💯🍀
Urime dhe suksese tjera
Urime, ju prifte e mbara!
Shume urime per ty Pëllumb Halilaj 👏
Urime dhe shume suksese Xhevdet Rexhepi
Urime
Urime Edhe shume sukses
--
3wUrime dhe SHUMË SUKSESE!