A e dini se Kosova është kampione në konsumin e mishit të gjedhit dhe fasuleve? Të gjithë e dimë që kosovarët e duan mishin dhe fasulet, por a e keni menduar ndonjëherë se sa konsumojmë krahasuar me rajonin dhe BE-në? Kemi analizuar të dhënat për vitin 2024 dhe ja disa fakte që mund t’ju befasojnë: 🍖Kosovarët konsumojnë 27kg mish gjedhi për kokë banori në vit, më shumë sesa fqinjët në Ballkanin Perëndimor (13 kg) dhe madje edhe sesa mesatarja e BE-së (14 kg). 🫘 Konsumi i fasuleve në vit shkon në 5.47 kg për kokë banori - më shumë se dyfishi i konsumit krahasuar me rajonin (3.7 kg) dhe mbi katërfishin e asaj që konsumohet në BE (1.2 kg). 🧀Edhe pse konsumojmë më pak qumësht dhe djath krahasuar me BE-në, dhalli dhe kosi kanë një rol të rëndësishëm në dietën e kosovarëve me 13.63 litra për kokë banori. Si mendoni, a ka nevojë për përmirësime në shprehinë e të ushqyerit? #foodconsumption #powertodata #meat #beef #agriculture #dairy #EU27 #WesternBalkans #Kosovo